Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon ndaj Sochit
04/08/2025
Mirlind Daku ka vazhduar me gola në Rusi, teksa sapo ka shënuar ndaj Sochit.
Rubin Kazan po luan ndaj Sochit në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Rusisë, ndërsa Daku ka hapur serinë e golave në minutën e 12-të.
Sulmuesi shqiptar realizoi nga penalltia për rezultatin 1-0.
Ky është goli i tretë i Dakut në katër ndeshjet e para, i dyti në kampionat, ndërsa një tjetër e ka shënuar edhe në Kupën e Rusisë.
Për Rubinin, nga minuta e parë kanë startuar edhe Veldin Hoxha dhe Dardan Shabanhaxhaj. /Telegrafi/


