Please enter at least 3 characters.

Daja i kënaqur me fitoren ndaj Drenicës

2022/07/daja.jpg

Ballkani e nisi mbrojtjen e titullit me fitore 1-0 ndaj Drenicës në kuadër të Albi Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur, duke theksuar mungesat që kishin.

“Ne kemi bërë hap të mirë në udhëtim. Shkupi është ekip i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të koncentruar”, ka deklaruar fillimisht ai për ArtSport pas ndeshjes.

“Por edhe ne kemi kualitetet tona. Kemi ndeshje të vështirë. E rëndësishme është që është ndeshje mes ekipeve shqiptare”.

“Duhet t’i presim si na pritën në Shkup. Do të bëjmë maksimumin për të siguruar kualifikimin”, ka deklaruar më tej Daja. /Telegrafi/