Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri eksperimenton sërish, duket atraktive me balluke e flokë ngjyrë portokalli

2021/03/collage-7-4-scaled.jpg

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që nuk heziton të eksperimentojë dhe ka një stil unik.

Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila vazhdimisht bën ndryshime në dukje e po ashtu sjellë gjithnjë trendet e reja.

31 vjeçarja kësaj radhe shfaqet me flokë të shkurtra ngjyrë portokalli të errët, e në anën tjetër është rikthyer sërish në balluke.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Edhe me këtë ‘look’ të veçantë, krijuesja e hitit “Zili zili” duket në formë të mahnitshme.

Bukuroshja në anën tjetër po vazhdon të punojë mjaft shumë në prurje të reja dhe albumin “Dafinë moj”.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Të fundit këngë e solli para pak ditësh dhe “Duro” me tekst e paraqitje të ndjeshme u prit shumë mirë.

Për vetëm pak ditë projekti ka kaluar shifrën e 4.3 milionë klikimeve. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)