Please enter at least 3 characters.

Daçiq reagon ndaj deklaratave të Zoran Zaevit

2017/04/Dacic.jpg

Ivica Daçiq, zv. kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhënë të përditshmes serbe ''Kurir'', ku thotë se në Serbi në pushtet është një udhëheqësi nacionaliste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën dhënë për ''Tanjug'', Daçiq shpreh habinë e tij për këtë deklaratë, duke pyetur se përse Zaevi nuk e sulmon Ramën dhe Thaçin, duke shtuar se një Shqipëri e Madhe nuk është e plotë pa Shkupin.

Daçiq gjithashtu e konsideron deklaratën e Zaevit si një sulm brutal dhe skandaloz./Telegrafi/