Daçiq: Maqedonia nuk ka të ardhme evropiane
“To Be Secure (2BS) Forum”, i cili mbahet në qytetin e Budvës në Mal të Zi, ishte mundësi që shefi i diplomacisë serbe, njëherësh kryesuesi i OSBE-së, të komentojë në lidhje me çështjet e sigurisë në Evropë.
Daçiq vuri në dukje rëndësinë e krijimit të atmosferës pozitive ndërmjet vendeve të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Daçiq pyeti në çfarë mënyrë NATO dallon luftëtarët për liri nga terroristët.
“Ku është dallimi midis luftëtarëve për demokrati në të ashtuquajturën 'Pranverën arabe' dhe baza për aktivitet terroriste pas kësaj”?
Duke folur për rrugën e Malit të Zi drejt NATO-s, ai tha se e respekton këtë rrugë. Ndërsa, vuri në dukje se Serbia është e vendosur për neutralitet, por është e gatshme edhe për bashkëpunim me Aleancën në mënyra tjera.
Daçiq ka komentuar edhe situatën në Maqedoni, duke porositur se për të duhet të flitet me një kujdes të veçantë.
“Dua të ju pyes: kur ka zhvilluar BE-ja ndonjë takim me temën e emrit të Maqedonisë? Unë jam takuar me Hashim Thaçin më shumë se 40 herë, dhe kur ka iniciuar dikush që kjo çështje të zgjidhet? Maqedonia nuk ka perspektivë evropiane, mund të jetë më e mirë apo më e keqe, njësoj e ka”, ka thënë Daçiq.


