Please enter at least 3 characters.

D'Ambrosio pas takimit me Greqinë: Më thyen gishtin e këmbës

2019/10/Danilo-DAmbrosio-Italia-e1570971829963.jpg
199:"ROME, ITALY - OCTOBER 12: Danilo D'Ambrosio of Italy in action during the UEFA Euro 2020 qualifier between Italy and Greece on October 12, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Danilo D'Ambrosio pritet të largohet nga kampi i Italisë pas një dëmtimi në gishtin e këmbës së majtë.

D'Ambrosio pësoi disa goditje gjatë fitores të së shtunës 2-0 ndaj Greqisë në Stadio Olimpico, e cila iu siguroi kualifikimin për në Euro 2020.

Megjithatë, edhe pse i lënduar, mbrojtësi i Interit vazhdoi ndeshjen dhe luajti deri në minutën e fundit.

"Kam marrë një mavijosje në gjurin tim të djathtë, por problemi i vërtetë është se kam frikë se kam thyer gishtin e vogël në këmbën e majtë".

"Ne kemi nevojë për të bërë disa teste dhe të shohim se çfarë ka ndodhur", ka thënë D'Ambrosio për Gazzetta dello Sport.

Përveç D'Ambrosios, edhe Federico Chiesa u lëndua në këtë takim duke u detyruar ta lëshoj fushën gjatë pjesës së parë dhe të dy pritet të humbasin udhëtimin në Lihtenshtajn të martën. /Telegrafi/