Please enter at least 3 characters.

Çun Lajçi i drejtohet Kadri Veselit me një poezi

2017/08/cun-laci-profile.jpg

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, tashmë disa herë ka reaguar lidhur me proceset politike në vend, duke iu drejtuar liderëve politikë me mesazhe e poezi.

Kësaj radhe përmes një postimi në “Facebook” iu ka drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke i propozuar që deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra t’ia recitojë një poezi kryetarit të saj, në mënyrë që ta kuptojnë se çka është përmbytja e Varkës Noes!

Kjo është porosia dhe poezia e Çun Lajçit:Z.Kadri Veseli,Blerta Deliut (artistes papagall pa skenë) ma mirë i bjen me ta recitue këtë poezi- se ndoshta e kuptoni ç’asht Varka e Noes!Ju,Fjala e numratJu fjalët i keni ato të vjetrat,Pa numra e lëkuraVetëm këmishat i keni zbardhueN’vend të fytyrave,E premtoni dhamë qumështiNë nofullat e thyeme grushtashNga duert tueja ‘ të pastërta ‘Tupanat i rrehniPër t’qenë e ardhmja jonëE mjerë.Unë s’kam fjalë t’bukuraSi JuKam rrudha, ku muj me mshefFytyrën time të skuqunNga mashtrimet tuajaT’vjetra-t’reja! /Telegrafi/