Cristiano Ronaldo: Sportisti më me ndikim në planet - Messi shumë larg portugezit
26/06/2022
Yjet e sportit janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut për atë që bëjnë në sportet e tyre respektive, por edhe jashtë sportit të tyre.
Tërheqja ndaj tyre është shumë e madhe dhe konfirmimi i radhës ka ardhur nga renditja e publikuar nga Scoreboard Digest në lidhje me yjet e sportit më të kërkuar në internet.
Cristiano Ronaldo është lojtari më me ndikim në botë. Sipas një raportimi, futbollisti rival i Ronaldos, 35-vjeçari argjentinas Lionel Messi nuk është as pranë tij.


