Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo rikthen vëmendjen te fiziku i tij me fotografinë e publikuar në Instagram

2020/01/CristianoRonaldofk.jpg

Cristiano Ronaldo ka rikthyer vëmendjen te fiziku i tij mbresëlënës përmes një fotografie të re, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.Futbollisti portugez është i njohur për muskujt e tij, ndërsa sa herë që publikon imazhe të trupit të tij bëhet lajm në mediat botërore. Ai është 34 vjeçar, mirëpo kjo nuk vërehet aspak në formën e tij fizike, për të cilën është i njohur sulmues i Juventusit.

Ronaldo është një prej sportistëve që angazhohet maksimalisht si në palestër ashtu edhe në stërvitje dhe falë këtij angazhimi ruan këtë formë të jashtëzakonshme.

Në kohën kur u transferua nga Real Madridi te Juventusit, gjendja e tij fizike ishte krahasuar me atë të një 20-vjeçari. /Telegrafi/

https://twitter.com/BonettiESPN/status/1021382202351857664