Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e 37-të pranë partneres, Georgina Rodriguez: Gjithçka varet nga dashuria

2022/02/7b89b99fda223ed6.jpg
217:"Georgina Rodriguez, Cristiano Ronaldo at the third evening of the 70 Sanremo Music Festival. Sanremo (Italy), February 6th, 2020 (Photo by Marco Piraccini/Archivio Marco Piraccini/Mondadori Portfolio via Getty Images)
32:"Mondadori Portfolio via Getty Im

Cristiano Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 37-të të shtunën (5 shkurt) me partneren e tij prej më shumë se pesë vitesh, Georgina Rodriguez pranë tij.

Futbollisti portugez dukej elegant me një bluzë të zezë, ndërsa Georgina - e cila vendosi njërën  dorë në gjoksin e partnerit të saj - mahniti me një këmishë po ashtu të zezë.

Përpara Cristianos ishte një tortë e madhe, e mbuluar me luleshtrydhe dhe ylli i futbollit shkroi sipër fotos së tij të ëmbël një mbishkrim të gjatë të përzemërt, duke theksuar se 'gjithçka varet nga dashuria'.

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

“Jeta është një slitë. Punë e palodhur, shpejtësi e lartë, qëllime urgjente, pritshmëri kërkuese...Por në fund, gjithçka varet nga familja, dashuria, ndershmëria, miqësia, vlerat që i bëjnë të gjitha të vlefshme. Faleminderit për të gjitha mesazhet! 37 dhe duke numëruar!”, ka shkruar Ronaldo.

Festa vjen pasi Cristiano tha se është '1000 për qind' i sigurt se do të martohet me Georgina, duke pranuar se kjo mund të ndodhë brenda vetëm një muaji.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Futbollisti ka thënë më parë se ata do të martohen 'një ditë' dhe Georgina këmbëngul se ajo do të thotë 'po' kur ai të bëjë pyetjen.

Në dokumentarin e ri të Georgina në Netflix, 'I Am Georgina', sportisti la të kuptohet se ata mund të kurorëzojnë dashurinë shumë shpjet.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

“Gjithmonë i them Georginës se kur marrim atë shkëndijën, si gjithçka në jetën tonë dhe ajo e di se për çfarë po flas. Mund të jetë brenda një viti, ose mund të jetë në gjashtë muaj ose në një muaj. Jam 1000 për qind i sigurt se do të ndodhë”, ishte shprehur futbollisti i Manchester United.

Theksojmë që çifti po presin të bëhen sërish prindër të binjakët në prill të këtij viti. /Telegrafi/