Please enter at least 3 characters.

CR7, De Gea e Pogba në mesin e yjeve që nuk e ndjekin Greenwoodin në Instagram pas arrestimit dhe akuzave për përdhunim dhe sulm fizik

2022/01/masonfj.jpg

Yjet kryesore të Manchester Unitedit kanë vendosur të mos e ndjekin në rrjetet sociale Mason Greenwood, pas arrestimit të tij lidhur me akuzat për përdhunim dhe sulm fizik.Sportsmail raporton se nëntë pjesëtarë të ekipit të parë janë distancuar nga bashkëlojtari i tyre.

Në mesin e yjeve kryesore janë David de Gea, Cristiano Ronaldo e Paul Pogba, të cilët nuk e ndjellin anglezin në Instagram, ndërkohë që i ndjekin lojtarët tjerë.

(Foto: Instagram/DailyMail)

Marcus Rashford, Edinson Cavani, Fred dhe Jesse Lingard, janë në mesin e atyre që nuk e ndjekin 20-vjeçarin, i cili është në qendër të akuzave se e ka sulmuar një 18 vjeçare.

Lista e nëntë futbollistëve që sot (e hënë) nuk e ndjekin Mason Greenwoodin në rrjetet sociale

David de GeaCristiano RonaldoPhil JonesAlex TellesPaul PogbaJesse LingardFredMarcus RashfordEdinson Cavani

Ndërkohë, kapiteni Harry Maguire dhe Bruno Fernandes janë në mesin e 18 futbollistëve të tjerë që e kanë ruajtur mbështetjen për futbollistin e ri në këtë platformë të mediave sociale.

https://twitter.com/Adiedo_lentitus/status/1487731615220523010

Greenwood u arrestua dhe u mor në pyetje nga autoritetet dhe është duke qëndruar në paraburgim, pas imazheve tronditëse që u shpërndanë në rrjetet sociale nga e dashura e tij, Harriet Robson, e cila e akuzonte për përdhunim dhe sulm fizik.

Edhe Manchester Unitedi e ka pezulluar futbollistin “deri në një njoftim të radhës”.

Lista e futbollistëve të Manchester Unitedit që vazhdojnë ta ndjekin Mason Greenwoodin:

Tom HeatonDean HendersonVictor LindelofEric BaillyHarry MaguireRaphael VaranneDiogo DalotLuke ShawAaron Wan-BissakaJuan MataDonny Van de BeekAndrea PereiraBruno FernandesJames GarnerScott McTominayJadon SanchoAnthony ElangaShola Shoretire

/Telegrafi/