COVID-19, në ShSKUK trajtim mjekësor po marrin 49 pacientë
12/01/2022
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 49 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor, prej tyre 23 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 26 post Covid.
Në njoftimin e bërë nga SHSKUK thuhet se, me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covidMjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientëSpitali i Prizrenit, 4 pacientëSpitali i Pejës, 5 pacientëSpitali i Gjakovës, 4 pacientëSpitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 356 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/


