Coverdale nuk këndon ‘live’?
17/04/2009
Turner njofton se e ka zbuluar sekretin e ish- këngëtarit të “Deep Purple” gjatë një festivali në Finlandë në verën e vitit të shkuar, kur Coverdale kishte kënduar duke shfrytëzuar pjesë të incizuara të vokalit.
“Ishim në Finlandë në një festival të përbashkët me ‘Whitesnake’ dhe nuk munda të besoj se ai përdor incizime të vokalit për vokalin kryesor! Unë u habita dhe i thash; ‘David nuk mund ta bësh këtë. Po dukesh shumë keq kështu’. Nuk mund të besoja se kjo po ndodhte, sepse ai është njëri nga këngëtarët e mi të preferuar”, ka thënë Turner për faqen TheMetalCircus.com.


