Costa para vizitës në Kosovë e rajon: Zotimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor është real
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar një vizitë në vendet e rajonit këtë javë.
Costa ka bërë të ditur se do të qëndrojë në gjashtë partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm evropian për rajonin.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se “Momenti është aty. Tani është koha për të vepruar.”
Ai ka shtuar se vizita e tij dërgon një sinjal të qartë për seriozitetin e Bashkimit Evropian në raport me perspektivën e zgjerimit, duke theksuar se kjo mundësi është reale dhe aktuale.
“Këtë javë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë për Ballkanin Perëndimor është real; dhe po ashtu është reale edhe mundësia e zgjerimit”, ka theksuar Costa.
Costa pritet të zhvillojë takime me liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme në këtë drejtim. /Telegrafi/
This week, I will visit our six Western Balkans partners.
My visit to the region sends a clear signal: our commitment to the Western Balkans is real; and so is the opportunity of enlargement.
The momentum is there. Now is the time to deliver. pic.twitter.com/yCZ2BqEMFD
— António Costa (@eucopresident) May 31, 2026


