Please enter at least 3 characters.

Coppola: Scorsese ishte shumë i butë, filmat e Marvel janë të neveritshëm

2019/10/FrancisFordCoppola-e1571762525306.jpg
271:"NEW YORK, NEW YORK - OCTOBER 05: Francis Ford Coppola attends the "The Cotton Club" screening during the 57th New York Film Festival at Alice Tully Hall, Lincoln Center on October 05, 2019 in New York City. (Photo by Dominik Bindl/Getty Images for Film at Lincoln Center)
32:"Getty Images for Film at Lincoln

Filmbërësi legjendar, Francis Ford Coppola, ka vendosur të përfshihet në listën e atrye që i kanë kritikuar filmat e Marvel.

Javë më parë, regjisori Martin Scorsese deklaroi se filmat me superheronj "nuk janë filma të vërtet", derisa autori i filmave "Godfather" i ka quajtur të neveritshëm filmat e Marvel.

Gjatë një prononcimi të shkurtë për gazetarët në Lyon të Francës, Coppola është pyetur edhe në lidhje me projektet e Marvel.

"Kur Scorsese deklaroi se filmat e Marvel nuk janë filma të vërtetë kishte të drejtë, sepse nga filmat e vërtetë mund të mësojmë diçka, të përfitojmë, mund të na ndriçojnë dhe të na japin njohuri dhe frymëzim", është shprehur 80-vjeçari.

Regjisori, producenti dhe skenaristi, ka thënë se nuk e ka të qartë se çfarë përfitojnë njerëzit nga filmat e tillë.

"Scorsese ishte shumë i butë në deklaratën e tij. Sipas meje, filmat e këtillë janë të neveritshëm", ka shtuar Coppola. /Telegrafi/