Please enter at least 3 characters.

Conte nuk do të jetë i Unitedit deri në fund të sezonit

2021/10/conte-1.jpg
241:"LONDON, ENGLAND - MAY 19: Antonio Conte, Manager of Chelsea looks on prior to The Emirates FA Cup Final between Chelsea and Manchester United at Wembley Stadium on May 19, 2018 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
18:"Laurence Griffiths

Antonio Conte është duke u lidhur në vazhdimësi me një kalim te Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer besohet se i ka ditët e numëruara te Djajtë e Kuq dhe pritet të shkarkohet deri në muajin e ardhshëm.

Trajneri norvegjez ka humbur rrugën e tij drejt fitoreve, derisa poshtërimi 5-0 nga Liverpooli në Old Trafford ka rënduar gjërat.

Andaj, Antonio Conte po shihet si zëvendësues i tij dhe siç raporton Todo Fichajes, ai është i gatshëm që të rikthehet në Angli.

Ish-strategu i Chelseat njihet si një trajner që nuk merr përsipër një skuadër në mes të sezonit, andaj kalimi i tij më i mundshëm është vera e vitit të ardhshëm.

Conte ishte larguar nga The Blues si kampion në Ligën Premier, derisa është i papunë që nga vera e këtij vitit, kur u larguar si kampion po ashtu nga Interi. /Telegrafi/