Please enter at least 3 characters.

Conte kërkon kujdes ndaj Watfordit

2016/08/CqOEYsPWEAApGKy.jpg

Antonio Conte ka folur para sfidës së nesërme (e shtunë) ndaj Watfordit.

Tekniku italian ka kërkuar kujdes të madh, posaçërisht nga sulmuesit e tyre.

"Watfordi janë një ekip solid me lojtarë të mirë, por ne duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi".

“Nesër dua një ndeshje të mirë nga lojtarët e mi. Nuk do të jetë lehtë, kanë dy sulmues të mirë, të fortë që kuptohen mirë së bashku”, ka thënë Conte.

Blutë kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë të Ligës Premier ndaj West Hamit. /Telegrafi/