Conte e ka 'zhdukur' nga ekipi i parë te Napoli, mbrojtësi i njohur kërkon ndihmë nga sindikata e lojtarëve
24/09/2024
Mbrojtësi i majtë i Napolit, Mario Rui thuhet se ka kërkuar ndihmë nga sindikata e lojtarëve italianë, Assocalcioatori, për të dalë nga situata e tij aktuale në Napoli, pasi u largua nga ekipi i parë pas emërimit të Antonio Contes. Mario Rui ka qenë jashtë formacionit të skuadrës së parë te Napoli që nga vera. Pas ardhjes së Leonardo Spinazzola nga Roma, dhe me Mathias Olivera përpara tij, mbrojtësi portugez nuk është aktualisht pjesë e planeve të Contes. Megjithatë, ai është i lidhur me Napolin edhe për dy vite të tjera të kontratës së tij, por mbetet jashtë grupit të ekipit të parë në terrenin stërvitor të klubit.


