Please enter at least 3 characters.

Conor McGregor duke pritur rezultatet, flitet se mund të riarrestohet për sulm seksual

2020/09/GettyImages-1046918314-e1600009089342.jpg
299:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 06: Conor McGregor of Ireland looks on in the octagon before competing against Khabib Nurmagomedov of Russia in their UFC lightweight championship bout during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i UFC, Conor McGregor, gjatë ditës së djeshme (e shtunë) është arrestuar për shkak se dyshohet për sulme seksuale.

Ai është marrë nga policia në Corsica, ndërsa tani është duke pritur rezultate të tjera, të cilat mund të dërgojnë atë në ri-arrestim, shkruan Daily Star.

Flitet se Conor kishte qenë duke përdorur alkool, ndërsa u ishte vënë pas një femre të re me gjashtë shtator.

(Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Ani pse ai u lirua nga të gjitha akuzat, një thirrje tjetër e tij në polici mund të ndodhë edhe gjatë javës së ardhshme.

“Rasti është duke u shqyrtuar ende, por rezultatet nuk do të zbulohen deri javën tjetër”, kishte thënë një burim për Mirror.

(Foto: David Becker/Getty Images for Wynn Nightlife/Guliver)

Theksojmë se irlandezi i njohur ka qenë duke qëndruar në nja jaht luksoz në Corsica, së bashku me familjarët e tij. /Telegrafi/