Please enter at least 3 characters.

Cole: Chelsea duhet të luftojë për titullin e Ligës Premier

2018/08/Chelsea-Sarri-1.jpg
277:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 18: Pedro of Chelsea celebrates after scoring his team's first goal with team mates during the Premier League match between Chelsea FC and Arsenal FC at Stamford Bridge on August 18, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i njohur anglez, Ashley Cole mendon se Chelsea duhet të luftojë për titullin e Ligës Premier këtë sezon nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Kampionët anglez të sezonit 2016-17 kanë filluar sezonin në mënyrë të fuqishme, pas një fitoreje 3-0 në Huddersfield Town dhe një fitore 3-2 në shtëpi ndaj Arsenalit.

Cole, i cili ishte pjesë e skuadrës së fituese të Chelseat në sezoni 2009-10, mendon se klubi i tij i vjetër duhet të synojë të rrëzojë Manchester City nga froni këtë term, edhe nëse shumë nuk e ndjejnë se janë kandidatë të qartë.

"Chelsea ka punuar qetë rreth transferimeve edhe pse kanë marrë një menaxher të ri", ka thënë fillimisht Cole për ESPN FC.

Cole ka fituar shumë trofe me Blutë (Getty Images)

"Ata duhet të luftojnë për titullin e Ligës Premier këtë sezon".

"Por, unë nuk mendoj se njerëzit janë duke u menduar sikurse unë".

"Të marrësh gjashtë pikë nga dy ndeshje, është fillim fantastik".

"Ata thjeshtë duhet të vazhdojnë kështu", përfundoi mbrojtësi anglez. /Telegrafi/