Please enter at least 3 characters.

‘Çmenden’ tifozët e Liverpoolit, Unitedi barazoi me një gol nga pozita jashtë loje (Foto/Video)

2017/01/man-utd-vs-liverpool.jpg

Manchester United dhe Liverpool kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e djeshme(diel) të Ligës Premier.

Derbi i Anglisë solli lojë të fortë, taktike e fizike, por edhe pjesë të kontestueshme duke merituar plotësisht epitetin e derbit, përcjell Telegrafi.

Të parët që kaluan në epërsi ishin pikërisht mysafirët, të cilët shënuan në pjesën e parë nga penalltia e shkaktuar në zonë nga Paul Pogba, që preku topin me dorë.

Ndërsa, goli i barazimit erdhi në fund të ndeshjes nga Zlatan Ibrahimovic, i cili qoi në ekstazë tifozët e Old Trafford.

Megjithatë, nga pamjet e mëvonshme të cilat janë shfaqur në media sociale shihet qartë që goli ishte i parregullt, pasi më parë gjatë aksionit ishte Antonio Valencia në pozitë jashtë loje. /Telegrafi/