ÇLIRIMI NGA IDHUJT
31/03/2020
Poezi nga: Erich FriedPërktheu: Ismet Daci
Askush më i vogël
Se Leonardo da Vinçi
Na mëson:
“Ai që gjithmonë citon autoritetet
vë në përdorim kujtesën
por jo
edhe mendjen e vet”
Pra mbajeni mend:
Siç thotë edhe Leonardo da Vinçi
Çlirohuni nga autoritetet


