Please enter at least 3 characters.

Çka flet ngjyra e rrobave?

2018/09/213743-2158x1390-Beautiful-dress-colors.jpg
123:"Multiethnic group of girls shopping - Four beautiful woman having fun while buying some presents in a mall in Beverly Hills
24:"Getty Images/iStockphoto

Të gjithë e dimë që ngjyrat kanë ndikim tek personat dhe ekzistojnë teori të tëra që merren me pasojat e ndikimit të ngjyrave tek ne, si kromoterapia.

Por, pasi që veshja është pjesë e komunikimit joverbal me të cilin u dërgojmë mesazhe njerëzve me të cilët bisedojmë, edhe në këtë segment duhet të ketë vëmendje të madhe që të mos keqkuptohemi, transmeton Telegrafi.

Ja disa këshilla për zgjedhjen e ngjyrave dhe kuptimin e tyre:

E kuqja - rrezaton me vetëbesim dhe energji. Bëni kujdes me ketë ngjyrë. Jep përshtypjen e agresivitetit.

E verdha - jep elan dhe forcon vetëbesimin. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendje dhe të theksoni personalitetin tuaj - vishni diçka të verdhë. Vepron në mënyrë qetësuese.

Vjollca - dëshironi të mbroheni nga kërkesat e paarsyeshme, e vjollca është zgjedhje e mirë. Simbolizon madhështinë, dinjitetin dhe fisnikërinë. Nuk rekomandohet në botën e biznesit, sepse na bën melankolik, të pavendosur dhe të thyeshëm.

E bardha - jep stimulim, efikasitet dhe qartësi.

Roza - jep mesazhin që personi shqetësohet për të tjerët. Tregon butësi dhe afërsi.

E hirta - dërgon mesazh të delikatesës dhe të profesionalizmit. Me kombinimin e gabuar me ngjyrat tjera mund të dërgojë mesazhin që personi ka vetëbesim të ulët.

E gjelbra - nëse dëshironi të përshtateni në mjedisin e punës dhe të shmangni obligimet - vishuni në të gjelbër. Simbolizon kthjelltësinë.

E zeza - jep përshtypjen e profesionalizmit dhe vendosmërisë, por edhe të distancimit.

E kaltra - ngjyrë e arsyes dhe e rrezikut. Zgjedhje e mirë.

Kombinimi i ngjyrave mund të na paraqesë në mënyra të ndryshme, dhe kësaj duhet t'ia përshtatim edhe mënyrën e sjelljes dhe komunikimin verbal me të cilin do të tregojmë se çfarë dëshirojmë. /Telegrafi/