Please enter at least 3 characters.

Çka do të ofrojë modeli i ri i Nexus 5?

2016/01/ccedil-ka-do-t-euml-ofroj-euml-modeli-i-ri-i-nexus-5_hd.jpg

Sipas një burimi të fundit, LG Nexus 5 (edicioni 2015) do të ofrojë ekranin me 5.2 inç me rezolucion prej 2560x1440 pikselëve, procesorin Snapdragon 808 dhe RAM memorie prej 3GB.

Rrjedhja e re e detajeve mbi pajisjet e ardhshme Nexus bën të ditur se kamera e përparme prej 13MP dhe sensori IMX-278 do të përfshihen në pajisje, së bashku me mundësinë për stabilizimin e imazheve optike për të arritur fotografi dhe pamje më të qarta.
Raporti nuk përmend asnjë detaj mbi çmimin e pajisjes së re Nexus 5 2015.

Dy versionet e pajisjes pritet të vijnë nga Huawei me markën Nexus në tetor, gjatë kohës kur Google zakonisht lanson pajisjet e saj të linjës Nexus. (Telegrafi)