Civil: Ka pasur pengesa të votimit duke ofenduar dhe kërcënuar njerëzit që vendosën të votojnë në referendum (Video)
30/09/2018
Në një konferencë për shtyp Xhabir Deralla nga Civil dha raport për procesin zgjedhor deri në orën 16:30.
Ai tha se pa dita e referendumit kaloi në mënyrë të qetë, por me shumë parregullsi, siç ishte ndalimi, ofendimi dhe kërcënimi nga njerëzit që bojkotonin referendumin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, u realizuan të gjitha vërejtjet që Civil ka paralajmëruar se do të ndodhin dhe kështu ju është pamundësuar vota shumë personave./Telegrafi/


