Please enter at least 3 characters.

City nuk gabon ndaj Crystal Palaces, rimerr vendin e parë

2019/04/Raheem-Sterling-Kevin-De-Bruyn-e1555253947654.jpg
306:"LONDON, ENGLAND - APRIL 14: Raheem Sterling of Manchester City celebrates with Kevin De Bruyne as he scores his team's second goal during the Premier League match between Crystal Palace and Manchester City at Selhurst Park on April 14, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar ndaj Crystal Palace me rezultat 1-3 në kuadër të xhiros së 34 në Ligën Premier.

Edhe pse rezultati nuk ishte shumë i thellë, skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë në këtë ndeshje.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Raheem Sterling në minutën e 15-të pas asistimit nga Kevin De Bruyne,  ndërsa në vazhdim kërkuan golin edhe Leroy Sane dhe De Bruyne, por nuk e arritën dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e parë.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Sterling shënoi edhe një herë në pjesën e dytë pas asistimit nga Sane në minutën e 63-të, ndërsa ishte Luka Milivojevic (81')  që me një gol nga gjuajta e lirë e bëri fundin e ndeshjes ma dramatike.

Goli i qetësisë erdhi në fund nga Gabriel Jesus (90'), pas asistimit të bukur nga De Bruyne.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Tani Man City renditet në vendin e parë me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli që luan më vone ndaj Chelseat, kurse Crystal Palace vazhdon në pozitën e 13-të me 39 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Pep Guardiolas luan kundër Tottenhamit, ndërsa Crystal Palace ndaj Arsenalit. /Telegrafi/