Please enter at least 3 characters.

City, Liverpool, United dhe Chelsea, në garë për titullin e Ligës Premier, por cila e ka sulmin më të rrezikshëm?

2021/08/premier-foto-kryesore-telegrafi.jpg

Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Manchester United, janë padyshim në garë për të fituar titullin e Ligës Premier në këtë sezon.

Derisa po kalon java e tretë në ligën e Anglisë, katër klubet kanë bërë përforcime, me The Reds që ishin më dorë shtrënguar në këtë aspekt.

Manchester United ka shtuar në sulmin e tyre lojtar si Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho, duke mos përjashtuar as Rphael Varanen në mbrojtje.

Rivali i qytetit, City arriti që për një shuam rekord 117 milionë euro të transferonte Jack Grealishin.

Chelsea po ashtu e theu rekordin me transferimin e Romelu Lukakut nga Interi në shifrën e 115 milionë eurove.

Në anën tjetër, Liverpooli transferoi vetëm Ibrahima Konaten në mbrojtje, derisa në sulm i beson treshes Salah, Mane dhe Firmino.

Por, kush mendoni sipas jush se do ta fitojë Ligën Premier në këtë edicion?

Sulmi i Manchester Cityt 

Sulmi i Chelseat

Sulmi i Liverpool 

Sulmi i Manchester United

/Telegrafi/