City kërkon fitoren e katërt radhazi ndaj Southamptonit të Armando Brojës - formacionet zyrtare
Manchester City e ka nisur me humbje edicionin e ri në Ligën Premier, por pas humbjes në xhiron e parë kanë marrë tri fitore radhazi.
Në xhiron e pestë të Ligës Premier, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e pret Southamptonin në Etihad Stadium.
Kampioni në fuqi i Anglisë kërkon fitoren e katërt radhazi në ligë, derisa mysafirët janë ende në kërkim të fitores së parë.
Southampton në këto katër ndeshjet e para kanë treguar paraqitje të lartë, por pa mundur të shijojnë fitoren pasi kanë pësuar një humbje dhe kanë marrë tri barazime radhazi.
Formacionet zyrtare:
Man City: Ederson, Walker, Dias, Ake, Cancelo, Fernandinho (C), Gundogan, Bernardo, Sterling, Jesus, Grealish.
Southampton: McCarthy, Livramento, Stephens, Bednarek, Walker-Peters, Romeu, Ward-Prowse, Elyounoussi, Redmond, Armstrong, Adams.
/Telegrafi/


