Please enter at least 3 characters.

City, gati super ofertën për Pogban

2016/01/city-gati-super-ofert-euml-n-p-euml-r-pogban_hd.jpg

Mesfushori francez po kalon sezon mjaft të mirë me kampionët e Italisë, madje Pogba është një nga futbollistët më të rëndësishëm tek Juve.

Sipas mediave angleze, krerët e Cityt janë duke e kërkuar pasardhësin e Yaya Toure, dhe duket se pikërisht ylli francez i prin listës së ‘qytetarëve’.

Thuhet se ish kampionët e Anglisë janë të gatshëm të investojnë para të majme për ta bërë të vetin ish futbollistin e Manchester Unitedit.

Mësohet se Juventus do të kërkojë çmim të lartë për Pogbab, të paktën 40 milionë euro. Ndërkohë, Pogba vëzhgohet edhe nga Arsenal. /Telegrafi/