Please enter at least 3 characters.

Cistet e vezoreve të nënës shtatzënë shkaktojnë autizëm

2017/03/GettyImages-71141693.jpg
692:"SYDNEY, NSW - JUNE 07: A pregnant woman holds her stomach June 7, 2006 in Sydney, Australia. Australia is currently enjoying a baby boom, with the Australian Bureau of Statistics registering a 2.4% increase in births from 2004 to 2005, which represents the highest number of births since 1992. The Australian Federal Government has been encouraging people to have more babies, with financial incentives and the slogan by treasurer Peter Costello to "have one for mum, one for dad, and one for the country". The Federal Government has identified falling fertility rates and the ageing population as long-term problems for Australia's growth and prosperity. (Photo by Ian Waldie/Getty Images)
12:"Getty Images

Nënat të cilat vuajnë nga sindroma policistike e vezoreve janë më të rrezikuara që të lindin fëmijë autikë. Në këtë përfundim ka arritur një studim suedez i kryer në vitin 2016.

Ky studim është i pari që ka zbuluar këtë lidhje dhe mbështet teorinë që ekspozimi i hershëm ndaj hormoneve të seksit mund të luajë në rol të rëndësishëm në rrezikun për zhvillimin e autizmit tek fëmijët.

Sindroma policistike e vezoreve është një sëmundje ku çrregullimi hormonal mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, cistet e vezoreve, probleme me ngeljen shtatzënë dhe probleme të tjera shëndetësore. Ajo prek 5-15% të grave të moshës 25-50 vjeç.

Rreziku i autizmit është më i madh tek nënat të cilat vuajnë si nga sindroma policistike e vezoreve ashtu edhe obeziteti, një gjendje e zakonshme e kësaj sindrome që lidhet më shumë me rritjen e androgjeneve.

Androgjenët janë hormonet seksuale përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave mashkullore. Këto hormone luajnë gjithashtu një rol në zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor qendror. Gratë me sindromën policistike të vezoreve kanë nivele më të larta të androgjeneve, madje edhe gjatë shtatzënisë.

Gjatë studimit u vëzhguan rreth 24 mijë fëmijë autikë të lindur në Suedi mes viteve 1984-2015. Hulumtuesit shkencorë më pas zbuluan se diagnoza e sindromës policistike të vezoreve tek nëna rrit rrezikun e autizmit tek pasardhësi me 59%. Suedia është një ndër vendet me numrin më të lartë të fëmijëve autikë në Evropë.