Please enter at least 3 characters.

Çimento– trendi i ri i dizajnit të enterierit

2021/07/Screenshot_1-120.png

“Brutalizmi” është trendi i ri në rritje në dizajnin e enterierit i cili përfshinë përdorimin e materialeve të papërpunuara.

Çimento, graniti, mermeri e guri vullkanik janë disa prej shembujve se si materialet e tilla mund të përdoren për të krijuar pamje të bukura të enterierit.

Ekspertët tregojnë se muret me pamje të çimentos dhe modelet e pllakave të dyshemesë ofrojnë qëndrueshmëri shumë të gjatë teksa jua kënaqin syrin nga pamja moderne që e ofrojnë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duket kjo.

Modeli i hirtë Lubeck, siç shihet në foton e mëposhtme, veçohet për pamjen unike kur përdoret në kombinim me dekoret e veta të cilat përfshijnë dizajne të nuancave mesdhetare të ngjyrave, një sharm rifreskues i thjeshtë që mund të sillet në shtëpi.

Një tjetër avantazh i pllakave me pamje të betonit është që hapësira mes pllakave është thuajse krejtësisht e padukshme, gjë e cila krijon pamje shumë të pastër të hapësirës.

Modeli Koncept me format 120x120 arrin ta theksojë këtë fakt.

Siç edhe mund ta shihni, betoni është material me joshje të fuqishme esenciale, ku modeli Es. Essen Tortora me formatin 45x90 e shfaqë se si ngjyrat neutrale krijojnë pamje të një hapësire më të madhe.

Në kombinim me dru të mirë dhe dekor vintage, ju mund të krijoni një hapësirë të ngrohtë e tejet të rehatshme.