Please enter at least 3 characters.

Çiftit Obama në qendër të vëmendjes, por këtë herë presidenti amerikan mbeti nën hije të Zonjës së Parë (Foto)

2016/09/108027564-essence-NEWS-large_trans5yQLQqeH37t50SCyM4-zeFGtfaOcoFpS_4WXsNuHz8E-e1473621040870.jpg

Nuk është hera e parë që çifti Obama është pjesë e një kopertine reviste

Revista amerikane “Essence” do të nxjerrë Michelle dhe Barack Obamën në numrin e muajit të ardhshëm, pak kohë para se Presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë të lënë Shtëpinë e Bardhë pas 8-vjetësh.

Por, mes fotografive, është edhe një foto e çiftit presidencial që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, transmeton rtv21.

Është pikërisht kjo fotografi, e cila do të jetë në faqet e brendshme të revistës. Obama dhe Michelle përballë njëri-tjetrit, më të dashuruar se kurrë. Por, fansat në rrjetet sociale nuk janë fiksuar te mimikat e tyre të fytyrës, por te format fizike të harkuara të Zonjës së Parë.

Michelle dhe Barack Obama, por në sy kanë rënë të pasmet e Zonjës së Parë, dhe për pak minuta kjo foto është shndërruar në sensacion në gjithë rrjetet sociale.

Michelle është e njohur për fizikun e saj të tonifikuar dhe për aktivitetet sportive, të cilat ajo i ka nxitur gjithmonë nëpër fushata, megjithatë, fansat në këtë rast kanë shkuar edhe më tej, duke e krahasuar fizikun e Zonjës së Shtëpisë së Bardhë me fizikun e shumë modeleve më të mira në botë.