Please enter at least 3 characters.

Chevrolet do të lansojë një model me çmim të volitshëm, dedikuar të rinjve (Foto)

2016/11/Chevrolet-do-të-lansojë-një-model-me-çmim-të-volitshëm-dedikuar-te-rinjeve-foto.jpg

Në LA Motor Show që zhvillohet këtë vit, Chevrolet do ta lansojë një makinë ekonomike, të destinuar për të rinj që sapo kanë marrë patentën e shoferit.

Dizajnerët e kompanisë i janë përshtatur shijeve dhe kërkesave që ka kjo kategori e popullatës, për të krijuar makinën e quajtur Spark Activ, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që shitjet të jenë të shumta, i është përshtatur edhe shuma që duhet të paguhet, meqë të rinjtë nuk kanë të ardhura të mëdha.

Për këtë makinë me 1.4-litra që ka 98 kuajfuqi, çmimet fillojnë nga 14 mijë dollarë, ndërsa nëse kërkohet me të gjitha shtesat duhet të paguhet mbi 18 mijë dollarë. /Telegrafi/

Chevrolet Spark Activ