Please enter at least 3 characters.

Chelsea vendos ta huazojë Batshuayin, pesë skuadra në garë për belgun

2017/12/GettyImages-854836198.jpg
309:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 27: Michy Batshuayi of Chelsea celebrates after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League group C match between Atletico Madrid and Chelsea FC at Estadio Wanda Metropolitano on September 27, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi belg, Michy Batshuayi duket se do të largohet nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të janarit.

Hapësirat e pakta nën drejtimin e Antonio Contes, kanë bërë që belgu të kërkoj largimin.

24-vjeçari po kërkon që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me Belgjikën dhe dëshiron të luajë sa më shumë.

Kësisoj Chelsea ka vendosur që ta huazojë lojtarin për gjashtë muaj në mënyrë që të ketë më shumë hapësira për të luajtur.

E në garë për t’i fituar shërbimet e sulmuesit janë pesë skuadra të ndryshme evropiane.

Newcastle është nga kampionatin anglez, Napoli në Itali, Sevilla në Spanjë, Marseille në Francë dhe Borussia Dortmund në Gjermani.

Ish-anëtari i Marseilles do të zgjedh njërën nga pesë skuadrat e lartpërmendura për tu huazuar për gjashtë muaj.

Batshuayi këtë edicion ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat me Chelsean, ku në shumicën prej tyre është inkuadruar në pjesën e dytë.

Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar një asistim me fanellën e kampionit aktual të Anglisë. /Telegrafi/