Please enter at least 3 characters.

Chelsea, Real Madrid, Juventus dhe të tjerë – Mourinho nëse kthehet, e pret ferri në Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho

Pas humbjes tronditëse të Benficës ndaj Qarabağ, klubi portugez vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me trajnerin Bruno Lage.

Në këtë situatë, Jose Mourinho, aktualisht i lirë pas largimit nga Fenerbahçe në fillim të verës dhe po lidhet fuqishëm me skuadrën nga Lisbona.

Nëse marrëveshja finalizohet, legjenda portugeze do të rikthehet në skenën e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me disa nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Chelsea, Real Madrid, Napoli, Juventus, Ajax, Newcastle dhe Bayer Leverkusen.

Përballjet e Benficas pas humbjes nga Qarabag

Ky do të ishte një sfidë e re evropiane për “Special One”, një lloj provë në të cilën Mourinho ka treguar gjithmonë aftësitë e tij taktike dhe instinktet fituese.

Pas largimit nga Fenerbahçe, ku dështoi të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, portugezi mbetet një nga trajnerët më të kërkuar dhe me eksperiencë në garat evropiane.

Mourinho mori 15 milionë euro kompensim për ndërprerjen e kontratës së tij me klubin turk, duke çuar të ardhurat e tij totale nga shkarkimet në mbi 100 milionë euro.

Jose Mourinho

Rikthimi në Benficë do të jetë një mundësi për të sfiduar sërish elitat e Evropës dhe për të treguar se “Special One” nuk e ka humbur asnjëherë talentin për t’u përballur me skuadrat më të forta. /Telegrafi/