Please enter at least 3 characters.

Chelsea kryen punën ndaj Legias në përballjen e parë, prek gjysmëfinalen  

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Legias si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Konferencës. 

Londinezët e kontrolluan ndeshjen, por nuk pjesën e parë kishin vetëm një rast, me Kiernan Deësbury-Hall që rrezikoi, por portieri Kacper Tobiasz ishte në vend.

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea arriti që të shënojë golin e parë. Tyrique George arriti të gjejë portën për 1-0.

Në minutën e 57-të, Jadon Sancho asistoi te Noni Maduek, i cili shënoi për 2-0.

Chelsea fitoi penallti në minutën e 73-të, por që Christopher Nkunku u ndal nga Tobiasz.

Pas një minute, dyshja Sancho - Madueke doli sërish në skenë me këtë të dytin që gjeti golin e dytë personal për 3-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Chelsea mori një fitore të rëndësishme në përballjen e parë. /Telegrafi/