Please enter at least 3 characters.

Chelsea, Interi dhe dhjetë skuadrat tjera që Messi nuk i ka shënuar kurrë

2018/02/Messi.jpg
239:"EIBAR, SPAIN - FEBRUARY 17: Lionel Messi of FC Barcelona reacts during the La Liga match between SD Eibar and FC Barcelona at Ipurua Municipal Stadium on February 17, 2018 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Nga qindra skuadra me të cilat Messi është përballur gjatë karrierës së tij me Barcelonë, në 12 prej tyre ka dështuar të gjejë rrugën drejt golit.

Në mesin e tyre është edhe kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve, Chelsea.

Argjentinasi ka debutuar me Barçën në tetor të 2004 si 17 vjeçar dhe që nga atëherë ka qenë një nga lojtarët kyç në suksesin e klubit spanjoll.

Në këto 13 vite e gjysmë karrierë si profesionit, ai ka dështuar t'i shënojë vetëm ndaj 12 skuadrave.

Më poshtë keni të gjitha klubet që Messi ende është në kërkim të golit ndaj tyre:

Gramenet, Udinese, Cadiz, Real Murcia, Al Sadd, Girona, Liverpool, Benfica, Xerez, Rubin Kazanm dhe Chelsea.

Messi këtë sezon ka shënuar 27 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat deri më tani në sezonin 2017/18. /Telegrafi/