Please enter at least 3 characters.

Chelsea do ta shkarkojë Conten brenda javës

2018/05/Conte-1.jpg
135:" during the Premier League match between Brighton and Hove Albion and Chelsea at Amex Stadium on January 20, 2018 in Brighton, England.
11:"Bryn Lennon

Chelsea do të shkarkojë Antonio Conten në ditët e ardhshme, pavarësisht fitimit të trofeut të Kupës FA.

Drejtuesit e skuadrës londineze pritet të shkarkojnë nga detyra trajnerin italian Conte.

Sipas mediumeve BeIN Sports dhe Premium Sport, një njoftim i shkarkimit mund të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme.

Italiani mori detyrën te Chelsea në verën e vitit 2016 dhe fitoi Ligën Premier në sezonin e tij të parë.

Antonio Conte (Getty Images)

Megjithatë, sezoni i tij i dytë i pa Blutë të mos kualifikohen për Ligën e Kampionëve, pasi përfunduan në pozitën e pestë në tabelë.

Edhe pse Chelsea përfundoi me fitoren ndaj Manchester United në Ëembley duke u kurorëzuar me titullin e Kupën FA, drejtuesit e cilësojnë sezonin e dështuar.

Conte gjithashtu ishte lënë në hije nga raportet e një ndarjeje midis trajnerit dhe bordit të Chelsea.

E gjithë kjo thuhet se ka ardhur pas mosmarrëveshjeve të mëdha mes vete në lidhje me politikën e transferimeve. /Telegrafi/