Please enter at least 3 characters.

Chelsea dhuron spektakël në rikthimin ndaj Southamptonit

2018/04/chelseasotuh.jpg
128:" during the Premier League match between Southampton and Chelsea at St Mary's Stadium on April 14, 2018 in Southampton, England.
12:"Henry Browne

Chelsea ka bërë një rikthim fantastik përballë Southamptonit duke u kthyer nga disavantazhi prej dy golash, për ta fituar me rezultat 3-2 ndeshjen e zhvilluar në St Mary's Stadium.

Nikoqirët krijuan epërsi të parët me golin e Dusan Tadic (21') dhe me epërsi minimale shkuan në pushim.

(Foto: Getty Images)

Pas një ore lojë, ata e dyfishuan avantazhin falë një goli nga Jan Bednarek (60'), i cili u asistua nga James Ward-Prowse.

Blutë nuk u dorëzuan dhe e ngushtuan rezultatin përmes Olivier Giroud (70'), i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Marcos Alonso.

(Foto: Getty Images)

Nga një aksion i Willian, Eden Hazard e nguliti topin në rrjetë duke e barazuar rezultatin (75').

Dhe gjithçka u përmbys nga Giroud (79'), i cili shënoi golin e epërsisë dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për skuadrën e Antonio Contes.

(Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitoreje, Chelsea mbetet në vend të pestë, por e ngushton në shtatë diferencën e pikëve me Tottenham Hotspurt (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe Liverpoolin.

Southamptoni mbetet në zonën e rrezikut (i 18-ti në tabelë), me tri pikë prapa vendit të 17-të që e mban Crystal Palace.

Në xhiron e ardhshme, Chelsea luan në shtëpi kundër Huddersfield Town, ndërsa Southamptoni udhëton te Leicester City. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hsv9a

https://www.dailymotion.com/video/x6hsvyz

https://www.dailymotion.com/video/x6hswdy

https://www.dailymotion.com/video/x6hswm1

https://www.dailymotion.com/video/x6hswrh