Please enter at least 3 characters.

Chelsea dhe Palmeiras luajnë për ta fituar Kupën e Botës për Klube, formacionet zyrtare

2022/02/Palmeiras-Chelsea.jpg

Chelsea dhe Palmeiras kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen finale të Kupës së Botës për Klube.

Anglezët janë gati për t’u ndeshur me brazilianët në finalen e cila pritet të zhvillohet nga ora 17:30 në ‘Mohammed Bin Zayed Stadium’ të Abu Dhabi.

Dy klubet kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë finale dhe synimi i vetëm është ta fitojnë trofeun e madh.

Sikurse Thomas Tuchel, ashtu edhe Abel Ferreira kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Blutë në finale erdhën si fitues i Ligës së Kampionëve dhe pas fitores ndaj Al-Hilal, ndërsa klubi brazilian erdhi si fitues i Copa Libertadores dhe pasi mposhti Al Ahly.

Chelsea: Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Hudson-Odoi; Mount, Lukaku, Havertz; Palmeiras: Weverton; Rocha, Dudu, Rafael, Rony, Luan, Scarpa, Gomez, Piquerez, Veiga, Danilo/Telegrafi/