Please enter at least 3 characters.

Çfarë po ndodh në të gjithë Ukrainën?

2022/03/gg-e1646721845401.jpg
573:"IRPIN, UKRAINE - MARCH 07: Residents of Irpin flee heavy fighting via a destroyed bridge as Russian forces entered the city on March 07, 2022 in Irpin, Ukraine. Yesterday, four civilians were killed by mortar fire along the road leading from Irpin to Kyiv, which has been a key evacuation route for people fleeing Russian forces advancing from the north. Today, Ukraine rejected as "unacceptable" a Russian proposal for a humanitarian corridor that leads from Kyiv to Belarus, a Russian ally that was a staging ground for the invasion. (Photo by Chris McGrath/Getty Images)
12:"Getty Images

Rusia po vazhdon agresionin e saj në Ukrainë për një javë të dytë, me disa qytete dhe qyteza që vuajnë nga granatimet intensive, plaçkitjet dhe mungesa e furnizimeve kritike.

Ja çfarë po ndodh në secilën zonë:

Mariupol - Rreth 200,000 njerëz shpresojnë të largohen nga qyteti port jugor, ku situata është një nga më të rëndat.

Qyteti ka mungesë të ujit, ushqimit dhe energjisë, dhe rrjetet telefonike janë të ndërprera. Spitalet po përballen me mungesë të madhe të antibiotikëve dhe ilaçeve kundër dhimbjeve dhe mjekëve u është dashur të kryejnë disa procedura urgjente pa to, përcjell Telegrafi.

Njerëzit po këshillohen nga policia që të qëndrojnë në strehimore derisa të dëgjojnë mesazhe zyrtare të transmetuara nga altoparlantët për t'u evakuuar.

Kiev - Në kryeqytet, ushtarët dhe vullnetarët kanë përdorur thasë me rërë, goma të grumbulluara dhe tela për të ndërtuar qindra postblloqe.

Një autokolonë ruse mbetet jashtë Kievit ndërsa forcat përgatiten të rrethojnë qytetin.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha: "Çdo shtëpi, çdo rrugë, çdo pikë kontrolli, ne do të luftojmë deri në vdekje nëse është e nevojshme".

Rajoni i Kievit - Në qytetet jashtë Kievit, betejat e ashpra kanë vazhduar - veçanërisht rreth Bucha, Hostomel, Vorzel dhe Irpin.

Në qytetin e vogël të Horenka, granatimet e bënë një zonë hi.

Kharkiv - Qyteti me 1.4 milion banorë po vazhdon të shohë granatime të rënda që synojnë blloqe banesash.

Mykolaiv – Forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre dhe kanë hapur zjarr ndaj zonave të banuara. /Telegrafi/