Please enter at least 3 characters.

Çfarë mund të ndodhë në muajt në vijim me Donald Trump?

2023/04/e2fb584f-1a00-4883-be73-638cea60ff78.jpg
318:"NEW YORK, NEW YORK - APRIL 04: Former U.S. President Donald Trump arrives for his arraignment at Manhattan Criminal Court on April 04, 2023 in New York City. With the indictment, Trump becomes the first former U.S. president in history to be charged with a criminal offense. (Photo by Michael M. Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Paraqitja e radhës e Donald Trumpit në gjykatë është caktuar për më 4 dhjetor, ku gjykimi ka të ngjarë të fillojë në janar të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, avokatët e ish-presidentit amerikan thonë se presin të paraqesin mocion në gjykatë për të pushuar plotësisht gjykimin, gjë që, nëse miratohet nga një gjyqtar, do të ndalohej beteja ligjore në rrugë e sipër.

Avokatët kanë kohë 45 ditë që të paraqesin kërkesën dhe tashmë kanë një video të Alvin Bragg, prokurori i qarkut të New Yorkut, duke diskutuar çështjen e mëparshme gjyqësore të Trumpit - që ka të ngjarë të përdoret për mocionin e tyre.

Por ky rast nuk është shqetësimi i vetëm ligjor i 76-vjeçarit, raporton skynews.

Ka hetime të veçanta penale rreth pretendimeve se ai u përpoq në mënyrë të paligjshme të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Georgia dhe për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra.

Ai gjithashtu mund të përballet me veprime penale shkaku i sulmit ndaj Kongresit amerikan, ku Trump dyshohet se ka nxitur mbështetësit në janar të vitit 2021. /Telegrafi/