Please enter at least 3 characters.

Çfarë moti do të mbajë në fundjavë në Shqipëri

2024/06/moti-4-780x439-1.jpg

Shqipëria në fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

Në këtë mënyrë moti parashikohet për të dyja ditët kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. /Telegrafi/