Please enter at least 3 characters.

Çështje kohe kur Rusia do ta zhbllokojë Kosovën në OKB: Na e jepni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën!

2016/09/463919708.jpg
410:"BUDAPEST, HUNGARY - FEBRUARY 17: Russian President Vladimir Putin speaks to the media with Hungarian Prime Minister Viktor Orban at Parliament on February 17, 2015 in Budapest, Hungary. Putin is in Budapest on a one-day visit, his first visit to an EU-member country since he attended ceremonies marking the 70th anniversary of the D-Day invasions in France in June, 2014. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sërish ka bërë krahasime mes Kosovës dhe Krimesë.

Këtë herë, sipas ditores serbe Blic, Putini - përfaqësue i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën - ka pranuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit, siç ka ndodhur me rastin e Krimesë, transmeton Telegrafi. Ndaj, Putini kritikon Perëndimin se te njëri rast po e respekton vullnetin e popullit e te tjetri jo.

Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se Putini po mbron interesat e shtetit të tij.

“Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime është e njëjtë. Deklarata e Putinit është ofertë për Kosovën”, ka thënë ai. “Deklarata e Putinit thotë: nëse na e pranoni Krimenë, i keni duart e lira me Kosovën. Por, nuk është hera e parë ai që thotë kështu. Bile, është çështje kohe kur Rusia do të zhbllokojë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe që këtë veprim do ta shpërblejë Perëndimi”. /Telegrafi/