Please enter at least 3 characters.

Çështja e mandatit të Arifit dhe kërkesa e Pacollit shqyrtohen në Komisionin për legjislacion

2019/11/ndertesa-e-qeverise-dhe-e-kuvendit-foto-Ridvan-Slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mblidhet për të shqyrtuar dy kërkesa.

E para do të jetë shqyrtimi i shkresës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani të datës 4 maj, që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi.

Pati pretendime se Arifi nuk ka të drejtë më të ushtrojë detyrat e deputetit të Kuvendit për shkak të një vendimi gjyqësor, ndërsa Osmani i është drejtuar edhe këtij komisioni dhe institucioneve të tjera.

Ndërsa e dyta do të jetë shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese.