Please enter at least 3 characters.

Ceremonia zyrtare e shenjtërimit të Nënës Terezë (LIVE)

2016/09/st-pete-sq-780x439-1.jpg

Është duke u zhvilluar ceremonia zyrtare e shenjtërimit të Nënës Terezë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Më 17 dhjetor 2015, Papa Françesku ia njohu Nënës Terezë edhe mrekullinë e dytë, gjegjësisht shërimin e jashtëzakonshëm të një të riu brazilian, që ka ndodhur më 9 dhjetor 2008.

Njohja e mrekullisë së dytë nga Selia e Shenjtë i hapi rrugë shenjtërimit të humanistes shqiptare.