Celine Dion befason fansat në Paris, performon spontanisht para hotelit
Celine Dion ka surprizuar fansat në Paris, duke organizuar një performancë të improvizuar para hotelit ku po qëndron.
Këngëtarja kanadeze ka dalë para fansave që ishin mbledhur për ta pritur dhe së bashku me ta ka kënduar një prej hiteve të saj të njohura. Pamjet e këtij momenti të veçantë janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Dion u shfaq para turmës e veshur me një fustan të zi të ngushtë, me një detaj të gjatë prej gëzofi në pjesën e poshtme. Ajo performoi hitin e saj në gjuhën frënge të vitit 1995, “Pour que tu m'aimes encore”, ndërsa gjatë interpretimit komunikonte me fansat përmes gjesteve dhe lëvizjeve në ritmin e muzikës.
Këngëtarja ka udhëtuar së fundmi drejt Parisit nga shtëpia e saj në Las Vegas, ndërsa qëndrimi në kryeqytetin francez nuk është thjesht për pushime.
Dion pritet të nisë gjatë këtij muaji një seri koncertesh në Paris La Défense Arena, në Nanterre, ku do të rikthehet në skenë për një varg performancash.
Në total, janë planifikuar 26 koncerte, të cilat do të zhvillohen nga shtatori i këtij viti deri në maj të vitit 2027.
Ky rikthim shënon serinë e parë të koncerteve të Celine Dion që nga viti 2023, kur ajo anuloi turneun e saj botëror “Courage” pasi u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë (Stiff Person Syndrome).
Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, rikthimi në skenë përbën një moment të rëndësishëm për këngëtaren, e cila duket se është gati t’u rikthehet fansave me muzikën e saj. /Telegrafi/


