Please enter at least 3 characters.

Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmues

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të muajit qershor.

“Dardanët” do të përballen me Kombëtaren e Çekisë në udhëtim, në një test të rëndësishëm për përzgjedhësin Franco Foda dhe skuadrën e tij.

Ndeshja do të luhet në epet Arena në Pragë, me fillim nga ora 16:00.

Franco Foda ka vendosur të startojë me dy sulmues nga minuta e parë, duke treguar qartë synimet ofensive të Kosovës në këtë përballje.

Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani do ta udhëheqin sulmin, ndërsa Ilir Krasniqi dhe Ermal Krasniqi, po ashtu luajnë nga minuta e par.

Formacionet zyrtare:

Çekia: Hornicek, Chaloupek, Hranac, Krejci, Doudera, Cerv, Bucha, Sojka, Ladra, Hlozek, Kuchta

Kosova: Muric, Vojvoda, I. Krasniqi, Hajdari, Gallapeni, E. Krasniqi, Avdullahu, Rexhbecaj, Hoxha, Asllani, Rrahmani


/Telegrafi/