Cech nuk ka frikë nga konkurrenca
04/04/2014
Thibaut Courtois, portieri i cili tash është i huazuar te Atletico Madrid, pritet të rikthehet në klub gjatë verës dhe madje mund t’ia zërë pozitën e startuesit portierit çek.
“Unë e kisha Carlo Cudicinin prapa kur erdha këtu, portierin më të mirë në Ligë Premier në atë kohë. Kur Ross Turnbull luajti për Middlesbrough ai ishte një prospekt i madh anglez dhe ai vërtet u përmirësua këtu”.
“Hilario ishte gjithmonë i gatshëm të luajë, dhe ju mund ta shihni diferencën te Fulham kur Mark Schwarzer nuk është aty. Ai ka qenë absolutisht i mahnitshëm për Middlesbrough dhe Fulam dhe unë ende luaj. Kjo vërtetë ka qenë nënvlerësuese”, ka thënë Cech. /Telegrafi/


