Please enter at least 3 characters.

Çasti i shumëpritur, Lionel Messi debuton për PSG-në

2021/08/leofk-1-e1630267827594.jpg

Pritjes së tifozëve të Paris Saint-Germainit i ka ardhur fundi. Lionel Messi ka debutuar me klubin e ri.

Superylli argjentinas ishte kryetemë në botën futbollit me vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’u transferuar në Parc des Princes.

Kalimi i tij te klubi francez u përshkrua me bujë të madhe, mirëpo tifozët është dashur të presin deri sot (e diel) për debutimin e tij.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Trajneri Mauricio Pochettino e la në bankën rezervë në pjesën e parë, ndërsa nuk vendosi ta inkuadronte menjëherë në pjesën e dytë.

Kur Messi u ngrit për ta bërë nxehjen, tifozët e pranishëm në Stade Auguste Delaune filluan brohoritjet në mbështetje të tij duke e bërë të qartë se e donin në fushë.

Dhe ashtu ndodhi. 34-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 66-të, në vend të Neymar, duke nisur kështu aventurën e re, për herë të parë në karrierën profesionale me fanellën e një klubi që nuk është Barcelona. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)